Konferencën e përjavshme me gazetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur duke denoncuar fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës në Stasburg për raportin e Dick Martyt.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se reagimi i Kryeministrit Edi Rama zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të ndalojnë fushatën poltike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës, të cilin kryedemokrati e quajti “mjet për të maskuar vasalitetin e Kryeministrit Rama ndaj Beogradit”.
“Edi Rama i futi thikën Kosovën në momentin më të papërshtatshëm, pikërisht kur ajo kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Europës, ai në sallën e këtij tempulli, lëshoi lumë sharjesh e akuzash të padëgjuara në gjithë ekzistencën e atij institucioni.
I bëj thirrje KiE që të votojë Kosovën si anëtar të ri dhe të mos ndikohet nga retorika që është në mision kundër kombit të vet.
Së fundmi, Edi Rama i futi thikë pas shpine Kosovës, pasi zgjodhi për mbrojtje mjetin më të dëmshëm, presionin e hapur politik ndaj gjykatës. Reagimi i Edi Ramës zgjoi neveri dhe dënim në komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe te personalitete që kanë lobuar për të liruar udhëheqjen politike të Kosovës.
Unë njerëzisht u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të ndalojnë fushatën politike të Ramës ndaj Gjykatës së Hagës si mjet për të maskuar vasalitetin e tij ndaj Beogradit”, ka deklaruar Berisha.