Ish-kryeministri Sali Berisha po realizon sot takime me demokratët në qytetin e Kavajës, në kuadër të “Foltores”, një nismë që zuri fill me përjashtimin që kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri Sali Berishës nga grupi parlamentar.
Gjatë këtij takimi ish-kryeministri deklaroi se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken.
Menjëherë pasi SHBA shpalli non-grata Sali Berishën, ky i fundit ka ngarkuar avokati e tij për të depozituar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken.
Syimi i Foltores së Sali Berishës është që Partia Demokratike të rikthehet në vlerat e saj, sipas ish-kryeministrit Berisha, pa Lulzim Bashën kryetar.