Mërgim Berisha vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Salzburgut në Austri.
Berisha në ndeshjen që skuadra e tij po e zhvillon me Wolfsbergerin është duke shkëlqyer, pasi asistoi dhe shënoi nga një herë.
Përfaqësuesi gjerman asistoi te Daka në minutën e 13-të, ndërsa në minutën e 48-të realizoi edhe vet.
Rezultati aktual i ndeshjes është 2:1 në favor të Salzburgut.
Për Berishën ky ishte goli i 11-të këtë sezon në Tipico Bundesliga, ndërsa numëron edhe gjashtë asistime.