Berisha i reagon Albulena Haxhiut: Është juristja më e dobët në Kosovë

Prishtinë | 14 Tet 2022 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Besnik Berisha i ftuar në emisionin Frontal të T7 ka thënë se sot në seancë ku është dhënë verdikti për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt ka qenë si avokat i Shaban Gogajt.

Berisha i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se vendimi i sotëm për vrasjen e Tetajt vetëm drejtësi nuk është.

Avokati kosovar ka thënë se në momentin kur Haxhiu mësohet me nda drejtësi ai do të largohet dhe do të merret me bujqësi. Berisha e ka cilësuar Haxhiun si juristen më të dobët në Kosovë.

“Ditën kur ministrja e Drejtësisë mësohet me nda drejtësi, unë e lë avokatinë dhe shkoj e merrem me bujqësi. Ajo është juristja më e dobët që ka pasë Kosova. Ministrja s’është kryegjyqtarë, s’është KGJK, është një qytetare që është vetë e dënuar”, ka thënë Berisha në Frontal.

“Po të ishte juriste ajo s’do t’i komentonte vendimet e gjykatave. Pse s’e komentoi vendimin ndaj saj për gaz”, ka shtuar tutje.

“Për veprimin që Shabani sot mori 3 vjet, ministrja ka marrë dënim me kusht. Deklarimet e ministres e ka sjellë rastin këtu ku është sot”, ka theksuar Berisha.

Të ngjashme