Berisha ia then rekordin Mitajt vetëm pas dy ndeshjesh

Prishtinë | 26 Qer 2024 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë është paraqitur për herë të dytë në një Kampionat Europian.

Në Gjermani, kombëtarja shqiptare luajti për tri ndeshje, në të cilën thyen rekorde të shumta, si të brendshme, ashtu edhe të jashtme.

 Nisi që nga ndeshja me Italinë, kur pas 23 sekondave shënoi Nedim Bajrami, i cili shënoi golin më të shpejtë në histori të “EURO-s”.

Një ndeshje më vonë, Klaus Gjasula hyri në librën e rekordeve.

Mesfushori shqiptar shënoi autogol, por u kthye në hero kur shënoi në fund të takimit për barazimin 2-2 të Shqipërisë.

Gjasula u bë lojtari i vetëm që shënon autogol dhe gol si zëvendësues në kampionate europiane.

Por, rekordet nuk mbaruan këtu, pasi edhe Mitaj e Berisha u përfshin si rekordmenë të kombëtares.

Në takimin ndaj Italisë, Mitaj u bë lojtari më i ri që paraqitet me kombëtaren në një Europian (20 vjet, 10 muaj e 9 ditë).

5 ditë pas, rekordin Mitajt ia theu Medon Berisha, i cili u paraqit ndaj Spanjës me 20 vjet, 8 muaj e 3 ditë.

Shqipëria arriti të grumbullojë vetëm një pikë gjatë tri ndeshjeve, në një grup së bashku me Kroacinë, Spanjën e Italinë.

Të ngjashme