Berisha: Komuniteti egjiptian kërkon nga Kurti mbështetje për ta parandaluar koronavirusin

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, përmes një letre i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, mbështetje për komunitetin egjpitian.

Ai ka thënë se komuniteti i tij, përveç mosmbrotjes nga pandemia Covid-19, ai ballafaqohet edhe me ekzistencën socio-ekonomike dhe atë higjienike.

“Më lejoni që përmes kësaj shkrese të ju drejtohem edhe njëherë dhe shpresoj që kjo ftesë e imja dhe e komuniteteve Egjiptian dhe Ashkali të përfundojë me mbështetjen tuaj ndaj komunitetit tim i cili jo vetëm se ballafaqohet me mbrojtje nga virusi CoVID-19, por ballafaqohet edhe me ekzistencën socio-ekonomike dhe atë higjienike”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ka bërë kërkesë që t’i dilet në ndihmë komunitetit Egjiptian, por sipas tij, kjo deri sot nuk ka ndodhur.

Ai thotë se deri tash janë dhuruar ndihma nga disa individ dhe shoqata të cilat nuk ja dalin dot të i mbulojnë të gjitha familjet me nevojë për shkak të numrit të lartë të atyre që kanë nevojë .

“Unë si përfaqësues politikë i këtij komuniteti kam pranuar shumë mesazhe shqetësuese dhe ata janë në një situatë e cila jo vetëm që nuk kanë kushte për higjienë por as nuk kanë ushqim dhe si rezultat i kësaj situate 99% të komunitetit Egjiptian janë të pa punësuar e pa të ardhura dhe kjo ka shkaktuar panik sepse ata nuk mund të mbijetojnë në këtë izolim shtëpiak”, ka thënë ai.

Berisha ka ftuar që të ndermirën hapa të menjëhershëm për ta ndihmuar komunitetin egjiptian.

“Ju ftoj që të ndermirin hapa të menjëhershme për ta ndihmuar komunitetin Egjiptian sepse ju keni përgjegjësi si Kryeministër i Kosovës që të gjithë shtetasit e Kosovës të trajtohen dhe mbrohen sipas nevojave të tyre dhe ku të gjithë pa dallim meritojnë të jetojnë të barabartë në ketë situatë të izolimit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme