Berisha kujton 20-vjetorin e krijimit të TMK-së me një porosi për brezat e rinj

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hisen Berisha, ka kujtuar 20-vjetorin e krijimit të TMK-së.

Ai thotë se Konferenca e Rambujesë në interpretimin e tij si ushtar i UÇK-së do të thotë njohje e autoritetit ushtarako-politik shqiptarë mbi Kosovën e Okupuar.

Sipas tij, brezat që vijnë, historinë e armës do ta mësojnë duke e cilësuar si kohën e artë periudhën e Trupës Mbrojtëse.

Postimi i plotë:

20-vjetori i krijimit të TMK-së

Konferenca e Rambujesë në interpretimin tim si ushtar i UÇK-së do të thotë njohje e autoritetit ushtarako-politik shqiptarë mbi Kosovën e Okupuar.

TMK-ja lindi si forcë nga pikat e marrëveshjes së kësaj konforence. Djemtë e UÇK-së u bënë palë në bisedimet ndërkombëtare edhe i përmbushën premtimet që i kishin nënshkruar në përpikëri me kodin gjenetik shqiptarë të trashëguar ndër breza si Besa e shqiptarëve.

TMK-ja trashëgoj tokën e djegur të Kosovës, tokën e minuar dhe falë kryerjes me përgjegjësi profesionalizëm të detyrave civilo-ushtarake, Kosova e tejkalojë periudhën më të vështirë pas luftës; deminimin dhe rindërtimin.

Brezat që vijnë, historinë e armës do ta mësojnë duke e cilësuar si kohën e artë periudhën e Trupës Mbrojtëse.

Në këtë ditë duhet falënderuar me respekt djemtë dhe vajzat e TMK-së.

NDERIM!

Adm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme