Avokati Besnik Berisha ka reaguar lidhur me ligjin e sapomiratuar për Dhomat e Specializuara, duke thënë se ai nuk do të sjellë, sipas tij, asnjë dobi konkrete për personat në emër të të cilëve është miratuar.
“Jam i bindur se ky ligj nuk do t’u sjelle asnje dobi konkrete atyre ne emer te te cileve u miratua. Perkundrazi, vleresoj se pasojat e tij rrezikojne t’ua veshtiresojne edhe me shume poziten, sidomos tani kur proceset gjyqesore nuk kane perfunduar, ankesat presin shqyrtim ne apel dhe mundesite e tjera juridike mbeten ende te hapura”, ka shkruar Berisha.
Ai ka thënë se problemet e pajtueshmërisë kushtetuese, detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe reagimet që kanë pasuar nuk duhet të relativizohen.
“Problemet serioze te pajtueshmerise kushtetuese, detyrimet nderkombetare te Kosoves dhe reagimet qe tashme kane pasuar nuk mund te relativizohen per hir te entuziazmit politik”, ka deklaruar ai.
Sipas Berishës, pasojat e kësaj përplasjeje mund të shtrihen përtej vetë ligjit.
“Te gjithe duam drejtesi per ata qe po gjykohen ne Hage. Por kjo kauze meriton me shume se vendime qe krijojne shpresa pa garanci juridike dhe rreziqe me pasoja per shtetin”, ka shkruar ai.
“Do te ishte paradoksi me i hidhur qe, ne emer te ndihmes per ta, t’u veshtiresohej rruga drejt drejtesise, ndersa cmimin politik dhe diplomatik ta paguante Kosova”, ka shtuar Berisha.
Ai ka theksuar se mbrojtja e interesave të personave që po gjykohen në Hagë dhe mbrojtja e interesave të shtetit duhet të trajtohen së bashku.
“Mbrojtja e interesave te tyre dhe mbrojtja e interesave te shtetit nuk duhet te jene dy qellime qe perjashtojne njera-tjetren. Perkundrazi, pergjegjesia jone eshte t’i mbrojme te dyja”, ka thënë ai.
“Drejtesia nuk fitohet me iluzione! Kosova nuk duhet te paguaje per iluzionin se po behet drejtesi”, ka përfunduar Berisha.