Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, tha se Lista Serbe është faktori kryesor që po e pamundëson mbajtjen e seancës.
“Lista Serbe ende vazhdon të jete e ndikuar nga Beogradi. Ne jemi të gatshëm për seancë. Nisma do ta luajë rolin e saj për përgjegjësit. Aktualisht Lista Serbe është i vetmi problem dhë më e keqja është se nuk kanë kërkesa”.
I pyetur nëse Limaj është i gatshëm ta marrë rolin e kryenegociatorit, Berisha deklaroi se ai është figura e duhur që duhet të udhëheqë me këtë proces, raporton Ekonomia Online.
“Në mënyrën më përfekte zotëri Limaj mund ta përfaqësojë Kosovën, për atë edhe është propozuar”, tha ai.