Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se politika e tyre po çon vendin drejt izolimit ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.
Përveç kësaj, Berisha ka shprehur shqetësimin e tij edhe për mungesën e reagimit nga shoqëria kosovare ndaj këtyre zhvillimeve.
Sipas tij, izolimi i Kosovës është një krim ndaj të ardhmes së vendit, pasi izolimi nga bota e qytetëruar do të ketë pasoja të rënda për zhvillimin e Kosovës.
“Shqetësimi im nuk është me Kurti as Qeveria. Shqetësimi im është shoqëria. Një shoqëri që nuk reagon në këtë betejë të Qeverisë me SHBA dhe BE-në, izolimin e vazhdueshëm… Marrëzia e Qeverisë e politikës ë saj po bëhet një marrëzi e përgjithshme, shoqërore. Sepse një shoqëri nuk reagon në gjëra të tilla, nuk është viktimë po pjesëmarrje në krim. Sepse për mua është krim me izolu vendin prej botës së qytetëruar, sepse nuk mund të zvilohen vetë assesi. Por mundet disa individë të përfitojnë dhe siç janë duke përfituar përditë”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.
Kjo kritikës e Berishës ndaj Kurtit erdhi pas deklarimeve të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili në mënyrë eksplicite i dërgoi një mesazh për Qeverinë.
“Nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën e klubit”, ka thënë Hovenier, teksa po fliste për synimet e Kosovës për anëtarësim në organizatat euro-atlantike.