Berisha mbërrin në selinë e PD

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka hyrë në selinë e PD, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit 2021. Ai ndodhet në sallën kryesore të selisë blu aty ku zhvillohen mbledhjet më të rëndësishme.

Pak minuta më parë, në selinë blu shkoi edhe një pjesë e grupit të Komisionit të Rithemelimit.

Në selinë e PD janë aktualisht Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi.

Raportohet se mes tyre dhe një grupi të anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Elda Hoti po zhvillohen bisedime në zyrën e sekretarit të përgjithshm të PD, Gazmed Bardhi.

Të ngjashme