Sulmuesi kosovar, Mërgim Berisha, mund vazhdojë karrierën në Serie A. Media të shumta italiane kanë raportuar të shtunën se Berisha është duke u përcjellë nga Sampdoria.
Berisha 21-vjeçar është lojtar i Red Bull Salzburgut në Austri. Ai është i lindur në Gjermani.
Sulmuesi ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2022, ndërsa këtë edicion ka shtatë gola e pesë asistime në 17 paraqitje në kampionatin austriak. Por golat dhe asistimet i ka për Altachun, ku ishte i huazuar nga Salzburgu në pjesën e parë të edicionit.
Berisha vitin e kaluar debutoi për U-21 të Gjermanisë, ndërsa kalimi te Sampdoria do të ishte hap i madh në karrierën e tij.