Etrit Berisha pritet të bëhet së shpejti me skuadër të re.
Portieri shqiptar ka humbur vendin e titullarit te Atalanta dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
Edhe pse ekipi i tij ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, prishtinasi dëshiron largimin.
Interesim për reprezentuesin shqiptar ka shfaqur skuadra tjetër e Serie A, Spal.
Etrit Berisha. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
Në fakt dy klubet Spal dhe Atalanta janë duke u bërë gati për një shkëmbim lojtarësh.
Atalanta është duke kërkuar mbrojtësin Manuel Lazzari dhe për të është gati ta dërgojë Berishën te Spal.
30-vjeçari ka një karrierë të pasur në Serie A, pasi më parë ka mbrojtur edhe për Lazion gjatë edicioneve 2013-2016. /Telegrafi/