Berisha: Ndryshimi i demarkacionit, pjesë e deklaratës drejtuar BE-së

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 19:55 | Nga

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë për Indeksonline se propozim kryesor si pjesë e deklaratës drejtuar BE-së, do të jetë ndryshimi i demarkacionit aktual pastaj të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, sepse si i tillë ai nuk do të kaloj.

“Për vetë faktin që në jemi duke kërkuar mirëkuptim nga BE, do të lejojmë krijimin e një hapësire lidhur me demarkacionin i cili është bërë kriter nga Bashkësia Evropiane”, ka thënë Berisha.

Sipas tij ky version i demarkacionit është i gabuar dhe duhet një periudhë relativisht e gjatë për tu sqaruar me qëndrimin “kokë fortë”,të Qeverisë së Kosovës.

“Ideja është që projektligji për demarkacionin të rishikohet edhe një here, sepse ne si opozite jemi që të bëhet sa më parë demarkimi i kufiri me Malin e Zi, por jo në këtë version që ka ofruar qeveria”, ka thënë deputeti Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme