Berisha në “arrest shtëpie”, reagon Rama

Prishtinë | 30 Dhj 2023 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Teksa GJKKO mori vendimin për caktimin e masës arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha në të njëjtën kohë kryeministri Edi Rama mbante konferencën e fundvitit.

Rama reagoi duke u shprehur se nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti.

“‘S’kam asnjë koment, nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt, të cilësdo parti. Kjo është në parim, partitë fitojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët.

Kështu që nuk e shoh si një fitore të Partisë Socialiste apo si një fitore të Erionit apo Taulantit për këmbënguljen në detyrën e tyre.– tha Rama


Të ngjashme