Një ndër komandantët e Betejës së Koshares, Hysen Berisha, rrëfeu për Ekonomia Online përjetimin e tij 22 vjet pas kësaj beteje.
Berisha tha se çdo vjet ndihet i emocionuar duke kujtuar me krenari dhe dhimbje luftën për liri dhe shokët e vrarë në këtë betejë.
Sipas tij, sakrifica e të rënëve duhet të nderohet, ngase siç thotë ai ky është obligim i të gjithëve.
“Çdo përvjetor ka përzierje emocionesh, ka krenari e dhimbje”.
“Jemi i vetmi faktor që unifikojmë për sakrificën dhe luftën e lirinë që sot e gëzojmë”.
“Sakrifica e tyre duhet nderuar. Obligohemi në ndërtimin dhe ruajtjen e vlerave për ata që kanë luftuar”, tha Berisha.