Sulmuesi Mërgim Berisha nuk është ambientuar në futbollin e Gjermanisë dhe në janar do të kthehet në Austri.
20-vjeçari ka prishur kontratën e huazimit me skuadrën e Bundesligës 2, Magdeburg. Ai do të kthehet në Red Bull Salzburg të Austrisë, transmeton Koha Ditore.
Berisha ishte huazuar në verë të këtij vitit te Magdeburgu, por për të luajti vetëm katër ndeshje. Edicionin e kaluar për Salzburgun shënoi pesë gola dhe kontribuoi me pesë asistime në 18 paraqitje.
“Me përfundim të parakohshëm të marrëveshjes, Berisha ndoshta do të huazohet në ndonjë klub tjetër në Austri për të fituar përvojë dhe për ta kthyer formën që e kishte te Salzburgu. Rast i mirë do të jetë edhe për Magdeburgun që ndoshta do të gjejë një sulmues më të mirë dhe më efikas sesa Berisha”, ka shkruar “Volksstimme.de”.