Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Drenas është e bindur se i ka fituar zgjedhjet e sotme, madje pa shkuar në balotazh.
Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, tha se dalja e gati 22 mijë qytetarëve në zgjedhje nënkupton fitore për kandidatin e tyre, Ramiz Lladrovci.
“Nuk ka balotazh. Sonte, PDK-ja feston”, tha Berisha, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, rezultatet preliminare priten rreth orës 21.