Ditën e sotme, nga njëra anë është mbajtur një Kuvend i PD, nga kryedemorkati Lulzim Basha ndërsa nga ana tjetër, është mbajtur edhe referendumi për shkarkimin e këtij të fundit nga posti që mban.
Lidhur me këtë, nga ambasada e SHBA nuk ka pasur ndonjë deklaratë për media por së fundmi faqja zyrtare në FB ka shpërndarë një status dedikuar samitit për Demorkaci dhe ku nënvizohen 3 prioritete.
Postimi i Plotë nga ambasada Amerikane:
Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jona sapo ka nisur. Së bashku ne po nisim:
partneritete për të forcuar bashkëpunimin midis demokracive
mjete të reja për llogaridhënie dhe transparencë
një pozicion për të koordinuar përpjekjet botërore kundër korrupsionit.