Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e zv/kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën gjithçka për ta mbrojtur Ballukun, duke theksuar se, sipas tij, populli do ta japë përgjigjen më 22 dhjetor, datë kur është paralajmëruar edhe protesta kombëtare.
“Rama do të përdorë si mburojë fustanin e Lubisë!
Në reagim të kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubisë, Rama nëpër rreshta shpall se ai do mbrojë Lubinë me çdo çmim sepse mbron veten e tij. 50 milionë euro i kanë ndarë bashkë.
Reagimi i tij në X mund të mblidhet me dy fjalë: ‘Jetën e japim, Lubinë nuk e japim.’
Imagjinoni kur t’i komunikojnë akuzën vetë atij?
Qytetarë është ora juaj! Populli do të thotë fjalën e tij me 22 Dhjetor!”, ka shkruar Berisha.