Kandidati për deputet nga PDK, Hisen Berisha, ka thënë se nuk janë duke luftuar që ky subjekt politik të dalë si parti e parë në zgjedhje e 6 tetorit.
“Angazhimi im është që ta thellojmë këtë fitore dhe ta nxjerrim si parti me mbi 50 përqind. Nuk është ambicie elektorale por është standard që duhet ta fusim në zgjedhjet tona”, ka thënë Berisha/
“Kjo duhet ë ndodhë për të mirë të Kosovës sepse vetëm një Qeveri që e ka shumicën mund të qeverisë në mënyrë stabile. Nuk është ambicie elektorale”.
Se PDK është bindshëm parti e parë, Berisha ka thënë se po e sheh nga përkrahja në terren.
“ Jam i fascinuar. Kalimi im në PDK ka zhvilluar një zhurmë, ka pasë reagime me teorema të çoroditura të cilat i respektoj. Me kohën do të binden se unë në politikë nuk kam hyrë të mbroj interesa të caktuara që lidhen me personin tim. Interesim im është Kosova”.