Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka thënë se e ka përcjellur me shqetësim situatën e krijuar në veri, raporton Ekonomia Online.
Ai po ashtu tha se gjatë aksionit të Policisë e Kosovës, nuk është dashur të publikohen në rrejte sociale fotografitë e policëve që ishin në detyrë dhe fotografitë e viktimave.
Këto komente ai i bëri pas dështimit të mbajtjes së mbledhje së Komisionit në mungesë të kuorumit dhe pas mos pjesëmarrjes se ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“E kemi përcjell me shqetësim ngjarje që ka ndodhur dua që t’i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë kolegëve të tyre. Dua të i uroj shërim të shpejt policëve te plagosur dhe t’i falënderoj policët për punë dhe detyrat që po i kryejnë me sukses. Policia e Kosovës me shumë mungesë e pa privilegje me paga të vogla pa sigurim jetësor e shëndetësor, po i kryen detyrat për vendin, për punë dhe përkushtimin e tyre. Duhet ta kupton rolin e Komisionit nuk kemi rol aktiv atë ditë, ne e mbikëqyremi zbatimin e ligjit. Pa një raport nuk mund të raportojmë.”
“Situata në veri nuk ka të bëjë me luftimin e kontrabandës, ajo që po ndodh atje është më e madhe. Ditën kur polica ka qenë në një operacion shumë të ndjeshme, kureshtja e mediave ka qenë e madhe nuk duhet ashtu. Pastaj publikimi i fotove të policëve me snajperë, kjo është shumë gabim. Nuk duhet personale me bë me Policinë ato postime që janë bërë duhet që të fshihen. Ky operacion nuk ka qenë hakmarrje. As foto e viktimave nuk është dashur që të postohen”, tha ai.