Berisha përshëndetet me tifozët e Salzburgut

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 09:13 | Nga

Mesfushori Valon Berisha është përshëndetur me tifozët dhe klubin e Salzburgut. Ai të dielën ishte mysafir special i Salzburgut.

Reprezentuesi i Kosovës ka thënë para shikuesve se te Salzburgu ka mësuar shumë. Por u shpreh i lumtur që ka bërë hapin e radhës duke u transferuar te Lazio, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ishin gjashtë vjet shumë të bukur. Kam ardhur këtu në moshën 19-vjeçare shumë i ri. Por kam luajtur shumë, kam bërë shumë për klubin. Edhe klubi më zhvilloi mua. Kur unë kisha nevojë, klubi më qëndroi pranë dhe për këtë do t’i jem mirënjohës gjithmonë. Falë paraqitjeve në Salzburg m’u mundësua një sfidë e re. Jam shumë i lumtur që kam bërë hapin e radhës në karrierë”, ka thënë Berisha, njoftoi “skysporrtaustria.at” të hënën.

25-vjeçari me Lazion ka firmosur kontratë deri më 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme