Berisha: Po kemi me votu qeverinë nëse është puna që varet prej votës time

Prishtinë | 26 Tet 2025 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka thënë se do ta votojë Qeverinë Kurti 3 dhe se nuk ka interesin për ta bllokuar, raporton Ekonomia Online.

“Po kemi me votu nëse është puna që varet prej votës time, atëherë kam me votu, se nuk është në interes timin me blloku. Se a do të jem pjesë e qeverisë, kjo do të mbetet të shihet. Kemi pasë kontakt mbrëmë me kryeministrin, jemi taku ta shohim se si po ecë situata”, tha ai.

Të ngjashme