Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka drejtuar akuza në drejtim të Qeverisë Kurti për mosplotësim të kërkesave të Njësisë Speciale – FIT, raporton Ekonomia Online.
Berisha ka deklaruar se Policinë po e kërcënojnë politikat fëmijërore të kryeministrit. Sipas tij, nuk duhet që të vazhdohet me propagandë ndaj atyre që mbrojnë veriut, por tu mundësohet jetë me dinjitet.
“Sot po e kërcënojnë Policinë, politikat fëmijërore të kryeministrit dhe një ministri. Është e pakapshme për një mendje të shëndoshë që një ministri me dalë e me thënë se e ka rrogën 2 000 euro”.
“FIT është njësi që ka rrezikuar jetën dhe janë krenuar me ta. Po e shoh këtë mekanizmin e propagandës se përse ata me maska dhe sot po i linçojnë dhe po i rrezikojnë jetët e tyre”.
“Ne nuk duam ta kthejmë Kuvendin në një arenë ku kënaqet armiku, por duhet të jemi unik që këta Policë luftëtarë tash nuk po ua plotësojnë kërkesat për të jetuar me dinjitet”, ka thënë Berisha, teksa ka kërkuar unitet nga të gjitha partitë tjera.
Berisha deklaroi se njëjtë po veprojnë edhe me të tjerët, raporton EO.
“Është një çështje edhe për minatorët që janë mbyllur në grevë dhe është çështje që na ka mërzitur të gjithëve dhe siç duket kjo Qeveri nuk e ka hallin e tyre. Kjo Qeveri edhe me tjerët ka vepruar njëjtë dhe është metodë me i lodhë”.