Berisha: President, ambiciet personale i keni dëshmuar ju

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 15:05 | Nga

Ali Berisha, Deputet i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës ka reaguar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se qytetarët e vendit nuk duhet të mbeten peng i liberalizimit të vizave për shkak të ambicieve personale.

Në këtë kontekst deputeti Berisha ka fajësuar presidentin Thaçi për mos liberalizim të vizave, duke e quajtur “gjenerator i gjitha të këqijave në vend”.

“Suksesin e ambicieve personale z. President e keni dëshmuar vetëm ju dhe askush tjetër! Si është e mundur që  ju arritët ta mobilizoni votën tuaj për President, por nuk arritët ta bënit Kosovën me ushtri?! Kjo dëshmon më së miri prirjen tuaj dhe ambiciet e pastra personale duke nëpërkëmbur në vazhdimësi interesat shtetërore”, ka thënë Berisha.

“Sa i përket liberalizimit të vizave jeni pikërisht ju fajtori kryesor, i cili para se ta vendosnit nënshkrimin në marrëveshjen për demarkacionin, keni qenë të obliguar që në bazë të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, të njoftonit deputetët mbi procesin në tërësi”.

“Edhe këtë e mënjanuat për interesa personale dhe grupore!”

“Nuk është aspak e ndershme, që ju si gjenerator i gjitha të këqijave në vend, ta luani rolin e një jashtëtokësori duke u sjell si një emisar special në një vend me plotë befasi të trishta dhe në këtë, vetëm ju po jeni të befasuar se sa keq na qenka Kosova!”, ka thënë Berisha.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme