Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se ajo që ndodhinë Kuvendin e Kosovës nuk është e hijshme.
Ai shtoi se do të ketë konflikt gjithmonë këtu derisa “ideja e mashtrimit ka me qëndrua në mesin tonë siç ka qëndruar deri më tani”, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, konflikt do të mund të zgjasë gjithmonë përderisa sipas tij, qëndroj ideja e mashtrimit duke i’u referuar pozitës.
“Kjo çka ndodhi sot nuk është e hijeshime, kjo situatë ka qenë e pashmangshme sepse këtu sot janë përdoru dy ide. Kjo ka qenë e pa shmangsh dhe do të ketë konflikt këtu deri sa është ideja e mashtrimit. Nuk mundet kryetar që të kalohet kjo situatë. Kjo më të vërtet është e gërditshme, nderin më të madhe që mund të ja bëjmë sot është zhveshja e mashtrimit do të ishte kontributi më i madh që mund t’i bëhet qytetarëve”, tha ai.