Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku u ndal tek raporti i PISA-s për Shqipërinë, i cili evidenton se njohuritë e 75 për qind të 15-vjeçarëve shqiptarë në matematikë, lexim dhe shkenca janë përkeqësuar në katër vitet e fundit.
Në fjalën e tij Berisha tha se Shqipëria nuk është gjendur kurrë më paqrë kaq poshtë në renditjen e PISA-s.
Ai bëri fajtore maxhorancën qeverisëse për uljen e nivelit të njohurive të 15-vjeçarëve shqiptarë.
Sipas tij faktorët kyç, janë korrupsioni dhe punësimi i militantëve të PS si mësues në shkollat e ndryshme të vendit.
“PISA është programi ndërkombëtar i organizatës së kombeve të zhvilluara për vlerësimin e nxënësve 15-vjeçarë. Fillimin në këtë program, Shqipëria e ka në vitin 2009, por unë jam sot këtu për të shprehur denoncimin, natyrisht dhe keqardhjen më të thellë për rënien dramatike të treguesve mbi të cilët bazohet ky studim periodik, leximin, matematikën dhe shkencën, tre fushat kryesore, të nxënësve në Shqipëri”, tha Berisha.