Berisha: Sa të jep Albini tokë për kisha, nuk do të ketë luftë me Serbinë

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 14:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka siguruar qytetarët e Kosovës nuk do të ketë luftë me Serbinë.

Në adresimi e tij e tij para deputetëve, ai ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti iu jep toka manastireve serbe, nuk do të ketë luftë me shtetin fqinj.

Sipas tij, Serbia i ka realizuar të gjitha qëllimet me Albin Kurti.

“Kom pasë shumë pyetje prej qytetarëve, të cilin me thojshin se a do të ketë luftë, se ia nisen me u tutë. Unë ju them me përgjegjësi të plotë se sa të vazhdon Albin Kurti me iu jep eksterritorialitet e sovranitet rnaiete e toka të Kosovës, nuk ka problem. S`ka me pasë luftë as kurrgjë. Ata i kanë mbërri të gjitha qëllimet me Albin Kurtin”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme