Sulmuesi kosovar Mërgim Berisha ka realizuar gol për Gjermaninë U-21 në përballje me Moldavinë, në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2021.
22-vjeçari realizoi në minutën e 10-të të ndeshjes për rezultatin 1:0, me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Berisha është pjesë e Red Bull Salzburgut, ndërsa ka tri ndeshje me Shpresat e Gjermanisë. Ai ka treguar formë të lartë në Austri në edicionin e fundit. Ka realizuar dhjetë gola e gjashtë asistime në 30 ndeshje.
Te Gjermania ka debutuar në tetor të vitit të kaluar. Është shpresuar se ai do të vendosë për Kosovën, por Berisha ka pranuar menjëherë ftesën e Gjermanisë. Nga Salzburgu, Berisha është huazuar te LASK-u, Magdeburgu e Altachu.
Pas Moldavisë, Gjermania udhëton drejt Belgjikës me të cilën do të përballet më 8 shtator.
Deri para kësaj ndeshje, Gjermania ishte e dyta në Grupin 9 kualifikues.