Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se partitë në Kosovë po kthehen në votën e tyre tradicionale.
Berisha duke ju referuar siç ka thënë ai disa sondazheve ndërkombëtare, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës aktualisht ka 29 deri 33 për qind të votave në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 24 deri 26 për qind, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka 16 deri në 22 për qind të votave në Kosovë.
“Sondazhet ndërkombëtare na tregojnë se të gjitha partitë po kthehen në votën e tyre tradicionale. Ju e dini cila është baza tradicionale e partive. PDK aktualisht varion nga 29 deri 33 % të votave në Kosovë, LDK lëviz nga 24 deri 26% të votave në Kosovë, LVV e cila tash ka hyrë si parti e fortë shkon nga 16 në 22 % të votave në Kosovë”, ka thënë ai në Tëvë1.