Eksperti i sigurisë, Halil F. Berisha, tha se ne duhet të kërkojmë përgjegjësi për gabimet e Policisë së Kosovës, por duhet të kursehemi nga komentet e statuset ofenduese e poshtëruese për Policinë!
“Kujdes, të mos bijmë në narrativën anti-Kosovë, qoftë edhe pa vetëdije.
Humbja e besimit të qytetarëve të Kosovës në institucionet e sigurisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet një prej investimeve të mëdha të Serbisë.
Kidnapimi i policëve, tentimi për poshtërim duke publikuar fotografitë e policëve të lidhur, akuzat e rrejshme për “brutalitetin” e arrestimin e “padrejtë” të serbëve, janë veç disa prej tentimeve që Policia e Kosovës dhe organet tjera të sigurisë të pasqyrohen si jo-kompetente dhe të dëmtohet besimi qytetar.
Kjo është pjesë e rëndësishme e luftës hibride që Serbia targeton Kosovën çdo ditë.
Siç është edhe publike Serbia ka marrëveshje të shumta për bashkëpunim në aspektin e sigurisë me Rusinë, e cila ka përdor të njëjtën logjikë në Ukrainë.
Është dëshmu në shumë raste se si përmes propagandës, fabrikimeve, rrjedhjen e rrejshme të dokumenteve, Rusia ka tentuar të humb besimin qytetar të Ukrainës në institucionet e saj të sigurisë. Shkolla e njëjtë.
E tash kur institucionet e sigurisë së Kosovës kanë dekonspiruar plane dhe asete anti-Kosovë të Serbisë, kjo luftë hibride pritet të intensifikohet edhe më shumë.
Ne duhet të kërkojmë përgjegjësi për gabimet e Policisë së Kosovës, por të kursehemi nga komentet e statueset ofenduese e poshtëruese për Policinë!
A e dini që Policia e Kosovës është prej më të sfiduarave në rajon, ndoshta edhe më gjërë.
Mos harroni që Policisë së Kosovës jo rrallë iu bije të marrin përsipër edhe detyrat që në një shtet tjetër i ka ushtria.
Kur serbët sulmojnë vendin, sikur në Banjskë, me armë të rënda ushtarake, janë Policia e Kosovës ata që dalin në ballë, për të mbrojtur shtetin e Kosovës.
Jo veç me armë, Policia e Kosovës çdo ditë përballet me provokimet e rënda nga grupet e ndryshme serbe.
Pavarësisht krejt këtyre, Policia e Kosovës e ka dëshmaur shumë shpesh, edhe në gara ndërkombëtare që është prej atyre më profesionaleve, si në ushtrime, plotësim të detyrave policore por edhe në mbajtjen e etikës e kujdesit në punë.
A e dini se Policia e Kosovës krejt këtë e bën pa pas as sigurim shëndetësor e as të jetës – e me një rrogë të vogël. Ata e bëjnë se e dinë çfarë sakrificash ka bërë populli jonë për me e pas policinë e vet.
Kur standardet nuk respektohen duhet me lyp përgjegjësi, por asnjëherë me i ofendu e me i poshtëru ata që e kanë detyrë kujdesin e mbrojtjen e shtetit tonë, e edhe që e bëjnë shumë mirë.
Kemi polic që e kanë lanë jetën e tyre, jo për atë rrogë, por për sigurinë tonë!”, shkroi në Facebook, Berisha.