Zafir Berisha, deputet i Nismës, theksoi se pozita dhe opozita duhet të bashkohen për zgjidhjen e situatës aktuale, përndryshe, sipas tij, do të shënohet humbje për Kosovën e fitore për Serbinë dhe Rusinë.
“Pozita dhe opozita duhet të bëhen bashkë. Kosova nuk është pronë as e Hashim Thaçit, as e jona. Si të zgjedhur të diskutojmë seriozisht hapat që duhet ndërmarr, përndryshe me këtë logjikë është humbje për Kosovën dhe fitore për Serbinë e Rusinë që duan ndryshim.
Berisha tha se presidenti Thaçi është njeriu më i papërgjegjshëm që ka pasur skena politike kosovare, përderisa bëri thirrje që Fatmir Limaj të emërohet kryenegociator për bisedimet me Serbinë, raporton Ekonomia Online.
“Ai nuk është qaq trap për mos me ditë se shkëmbimi nënkupton luftë. Talljet e tij nuk duhet marrë seriozisht. Ata që kanë pasur rast të punojnë me të e dinë se Hashim Thaçi është njeri më i papërgjegjshëm që ka pasur skena politike. Të emërohet Limaj në krye të ekipit”.