Berisha theu rekordin e Mitajt te Shqipëria

Prishtinë | 26 Qer 2024 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Medon Berisha është lojtari më i ri që ka luajtur në Kampionatin Evropian për Shqipërinë.

Kur luajti kundër Spanjës të hënën, Berisha i kishte 20 vjet, tetë muaj e tre ditë. Ai theu rekordin e mbrojtësit të krahu të majtë, Mario Mitaj.

Mitaj, në fakt, theu rekordin e Elseid Hysajt si lojtari më i ri i kombëtares shqiptare që luan në një Evropian. Mitaj u paraqit për Shqipërinë kundër Italisë kur ishte 20 vjet, dhjetë muaj e nëntë ditë.

Shqipëria kundër Italisë luajti më 15 qershor dhe humbi 2:1, ndërsa ndaj Kroacisë më 19 qershor luajti baras, 2:2. Shqipëria kundër Spanjës humbi 1:0 dhe kështu u eliminua në fazën grupore të Evropianit që po mbahet në Gjermani.

Medon Berisha ndaj Spanjës hyri në lojë në minutën e 70-të në vend të Qazim Laçit. Për dallim prej Berishës që luajti vetëm me Spanjën, Mitaj u paraqit në të tria ndeshjet e Grupit B, në të cilin Shqipëria përfundoi e fundit me vetëm një pikë.

Të ngjashme