Opinionistja Kimete Berisha ka shkruar rreth mospajtimeve LDK-VV për postin e kryeparlamentarit, duke përmendur edhe takimin e djeshëm që Isa Mustafa e Albin Kurti e mbajtën fshehurazi në Prapashticë të Prishtinës.
Berisha e etiketon VV-në si lypëse dhe jo si dhuruese kështu duke ju bërë thirrje që ta tërheqin Glauk Konjufcën nga kryetari i Kuvendit, sepse po e sakrifikojnë Kosovën.
Ja shkrimi i plotë:
Glaukun e japim-Kosovën s’e japim’.
Isën valla e jepjshit me dy duar (po s’ua merrke kush), e tash po silleni kah kapixhiku i tij në Prapashticë a Parashticë, e po ia bani rixha, se juve më mirë ndjeheni si lypës sesa si dhurues.
Sakrificë ngjehet veç kur jepni nga vetvetja.
Jepe Glaukun o djalë.
Me pas Ai mend ‘vetjepet’ e s’pret krejt Kosovësm’i shku nerva.
Apo ndoshta më mirë juve ju bjen me mbet në opozitë sesa Glauku mos me qenë Kryetar i Kuvendit.
Se kur ikin të gjithë e qeverinë e bëjnë ‘të tjerët’ – Albinit i mbetet Glauku…dhe çelin jargavanët.
E po, a më mirë me qenë Glauku kryetar i Kuvendit apo Albini Kryeministër?
Për të dytë ‘më mirë Glauku’, sepse kushdo që ka veç pak ‘sens’ jep dorëheqje dhe e zhbllokon situatēn.
Dujunj ju mes vete më mirë, mos gaboni me sakrifiku gjë. Çka të duhet suksesi në politikë kur prishesh me shokë.
‘Budallë’ kanë qenë ata që e kanë dhënë jetën për Juve, që ju sot mos me pranu me ju mungu as një fije floku (e lyer) për këtë vend të varfër, depresiv e të papastër që po plaçkitet, po shkretohet dhe po zbrazet e ju silleni arave të katundit t’Isës si kastraveca, duke pasur mundësinë e argjendtë që të sakrifikoheni pa pasur nevojë të dukeni lypësarë e qesharkë.
Kur sakrifikohesh, bëhesh simpatik dhe i dhimbshëm, bëhesh magnet i dashnisë popullore;
Kur koçitesh si thiu n’akull, e ngul këmbë m’u bë veç qysh do ti-bëhesh i neveritshëm dhe qesharak.
Shembull është kjo ‘dashni’ e juaja brendapartiake, kur e sakrifikon Kosovën për një koleg pune.
Mbaje ti kryetarin e kuvendit e shko lexoje Leninin se nuk e paske lexu qysh rrejshin, se me pas lexu ti Leninin e kishe ditë se ‘çdo kuzhinier duhet të mësojë ta udhëheq vendin’, se mirë e ka pas Ai ‘thi komunist’, Liria nuk po na jep me hëngër, sado e madhe që është kjo Liri.
Ne shkuam për uflla. E ti shko lexo edhe pak se qeverinë ta bën Ramushi, pa pasur nevojë me lexu libra.
P.S. E nëse ndodh dorëhiqet Glauku, mos e mashtroni djalin se nuk hyn në histori, por hyn në listën e deputetëve.