Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha në një postim në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Asociacionin në seancën e së mërkurës në kuvend, duke i thënë se “Zajednica” kalon, Kryeministri po mashtron”.Berisha në postimin e tij i është drejtuar kryeministrit se “në pozitën e kryeqeveritarit, keni ardhur me parullën kryesore ”Zajednica” nuk kalon, me këtë parullë unë do të isha përkrahës i juaji në këtë rast që me të vërtetë të mos kaloj. Por, unë po e shoh se Kryeministri po heqë dorë nga kjo kauzë, ashtu siç ke hequr deri tani nga të gjitha kauzat”.
Ai ka thënë se Kurti është duke u munduar t’a ambalazhoj arsyeshmërinë e mashtrimit të tij me “marrëveshjen e parimeve 2013 dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen për implementim të vitit 2015
“Unë po ia dëshmoj se Kryeministrit po mashtron, po i sjellë zotimet e ndërmjetësve ndërkombëtarë që do ndërmerren nëse Kosova e implementon Asociacionin me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, e po i prezanton si kushtëzime të tijat, që ai gjoja po i bënë ndaj partnerëve ndërmjetës ndërkombëtar. Ky është një informacion i cili më është transmetuar me këshillën, në origjinal nga mesazhi, “Janë informacione të brendshme – kujdes veç mënyra qysh i prezanton, pa përmend nga janë marre” ka shkruar Berisha ndër të tjera.
Ai ka thënë se këto zotime janë ndryshe nga origjinali i prezantuar nga Kurti gjatë seancës së të enjtes, “1. Që të shuhen komplet strukturat paralele dhe çarmatosen; 2. Qe te kthehen serbet e larguar nga puna, policë, prokurorë e gjykatës; 3. Që Serbia ti sjell para drejtësisë kriminelët e luftës në Kosovë; 4. Që të i sjell të dhënat se ku janë trupat e shqiptareve që ende janë të zhdukur nga lufta në Kosovë” teksa ka shtuar se janë plus dy kushte apo vërejtje që i ka bërë Gjykata Kushtetuese, ndaj marrëveshjes së viti 2015, 22-sish.“Po ashtu, dua ta bëj të ditur se edhe tri marrëveshjet antikushtetuese, ajo për Udhëzuesin për implementimin e marrëveshjes për energjinë, për lëvizjen e lirë dhe targat, janë arritur në frymën e Planit Franko-Gjerman, siç edhe “Zajednica” me statutin sipas FES që është kushtetuta e rajonit të Serbisë në Republikën e Kosovës. Kjo dëshmon se ky kryeministër ka ardhur në qeverisje me këto objektiva. Pra, falimentimin politik të shtetit, ashtu siç po e fundosë ekonomikisht”