Berjani: Çmimet e reja të naftës duhet të respektohen, edhe pse janë kalkuluar gabimisht

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, në një përgjigje me shkrim për EO, tha se vendimi i Qeverisë karshi çmimeve të naftës duhet të respektohet, por se, siç vlerëson ai, ka gabime në kalkulimin e tyre.

Tutje, Berjani ka thënë se shpresojnë që ky gabim të përmirësohet në ditët në vijim.

“Vendimi i Qeverisë duhet te respektohet dhe është duke u respektu,  por vendimi ka gabime në kalkulim te çmimit”.

“Shpresojmë se në ditët në vijim gabimi do te përmirësohet”, ka shkruar Berjani, raporton Ekonomia Online.

Ky reagim i Berjanit vjen pas publikimit të Udhëzimit Administrativ të miratuar në mbledhjen e fundit të Qeverisë për sa i përket rregullimit të çmimeve të naftës.

Sipas këtij udhëzimi administrativ, çmimi për marzhën tregtare maksimale për litër të produktit të naftës shitur me shumicë është 2 centë, derisa për litër të produktit të shitur me pakicë është 12 centë.

Të ngjashme