Berjani në krye të shoqatës së naftëtarëve edhe për 4 vjet

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Fadil Berjani është zgjedhur për të tretën herë radhazi kryetar i Shoqatës së naftëtarëve, për një mandat të ri 4 vjeçar. Lajmin e ka konfirmuar përmes një komunikate për media Oda Ekonomike e Kosovës.

Votimi ku është zgjedhur Berjani dhe organet tjera të kësaj shoqate është bërë në mënyrë të fshehtë.

“Sot, me datë 28 qershor 2022, është mbajtur mbledhja e Shoqatës së ndërmarrjeve që merren me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve “SHQNGL” për të zgjedhur organet drejtuese të kësaj shoqate për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.Procesi zgjedhor me votim të fshehtë për zgjedhjen e organeve drejtuese të Shoqatës, rezultoj me ri-zgjedhjen e z. Fadil Berjanit si kryetar i kësaj Shoqate për të tretën herë radhazi”, thuhet në njoftim.

“Kompanitë anëtare të kësaj shoqate, me shumicë votash përkrahën punën e z. Berjanit gjatë viteve që lamë pas duke i’a besuar udhëheqjen e “SHQNGL” edhe për 4 vitet e ardhshme.Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme u nominuan edhe tre anëtarë të tjerë të shoqatës për përfaqësim në organet drejtuese të Odës Ekonomike të Kosovës”, përfundon njoftimi.

Të ngjashme