Një oficer policie gjerman ka qëlluar një austriak me një thikë në duar, i cili synonte të kryente një masakër në Katedralen e Berlinit pasditen e së dielës.
53-vjeçari është qëlluar në këmbë, sipas policisë së Berlinit, ndërsa edhe një oficer është plagosur gjatë incidentit, përpara se të dërgohej në spital.
Policia thotë se nuk ka asnjë të dhënë deri tani për motive terrorizmi pas këtij incidenti.
Am Berliner Dom in #Mitte haben unsere Kolleg. kurz nach 16 Uhr auf einen randalierenden Mann geschossen. Er wurde an den Beinen verletzt. Die 3. #Moko des #LKA ist auf der Anfahrt und übernimmt die Ermittlungen.#Bitte vermeiden Sie Spekulationen – Infos folgen hier.
^yt— Polizei Berlin (@polizeiberlin) June 3, 2018
Rreth 100 persona ndodheshin në godinë gjatë kohës që ndodhën ngjarjet, rreth orës 16 të pasdites së të dielës. Policia njoftoi se ishte vënë në alarm nga një telefonatë e bërë nga një punonjës i katedrales.
Përmes një deklarate, policia nxiti banorët të evitojnë spekulimet, ndërsa shtoi se detaje të tjera mbi incidentin do të pasonin. Dëshmitarë të cituar nga media gjermane thanë se personi dukej në gjendje “konfuze”.
Large number of armed police at ongoing incident at Berliner Dom. #berlin #berlinerdom pic.twitter.com/SLP6voUI1A
— Arjan Koenders (@ArjanKo26) June 3, 2018
Ndërkohë, pamje video nga vendngjarja treguan ekipet policore të armatosura rëndë që u rreshtuan jashtë katedrales, për të parandaluar çdo përshkallëzim sulmi. Dëshmitarëve të ngjarjes iu erdhën në ndihmë edhe këshillues psikikë.
Kisha e shekullit të XIX ndodhet në qendër të Berlinit dhe është një nga atraksionet turistike që tërheq më shumë turistë.