Gjermania dhe Franca kanë dhënë një sinjal të fortë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, pas takimit të përbashkët të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, të zhvilluar në Këln.
Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri të ditur se Gjermania do të marrë pjesë për herë të parë në një stërvitje bërthamore të forcave të armatosura franceze, duke nisur që këtë vit.
“Gjermania dhe Franca po thellojnë bashkëpunimin e tyre në mbrojtje. Ne po forcojmë parandalimin evropian. Duke filluar nga ky vit, do të marrim pjesë në një stërvitje bërthamore me forcat e armatosura franceze”, deklaroi Merz.
Takimi mes dy liderëve u zhvillua në bazën ajrore Norvenich, pranë Këlnit, ku Merz dhe presidenti francez Emmanuel Macron riafirmuan angazhimin për një partneritet më të fuqishëm franko-gjerman në fushën e sigurisë.