Janë duke u bërë përgatitjet e fundit në kryeqendrën gjermane në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, për të cilin kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë që do t’i bëhet vlerësimi dhe do të ndodhë ringjallja e tij.
Gjithçka do të nisë nesër në orën 09:15 ku nikoqiri i kësaj ngjarje Shcolz do të mbajë një fjalim para liderëve, përcjell Klankosova.tv.
Delegacionin e Kosovës në këtë samit do ta prijë kryeministri, Albin Kurti, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk do të marrë pjesë fare në të.
Më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje sjellë gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri i cili po qëndronnë Berlin për të ndjekur nga afër samitin.