Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vlerësuar gjestin e Shqipërisë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermirëve për të shërbyer në një nga zonat më të prekura me koronavirus në Itali.
“Unë e njoh kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe e kam vlerësuar shumë gjestin e tij dhe fjalët e tij fisnike kundrejt Italisë. Shqipëria është një komb i vogël, por është një vend me tradita të mëdha dhe civilizim antik, me të cilin vendi ynë ka një marrëdhënie historike që qeveritë e mia kanë bërë gjithçka për ta konsoliduar”, shkruan Berlusconi në postimin e tij.
Italia është shteti më i prekur nga koronavirusi në botë, duke numëruar më shumë se 11 mijë viktima.