Berluskoni në spital me Coronavirus

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Berluskoni në spital me koronavirus, Lideri i Partisë Forza Italia Silvio Berlusconi është diagnostikuar me fillimin e një pneumoni në të dy krahët pas infektimit nga koronavirusi e simptomë tipike e këtij virusi.

Lajmi është zyrtarizuar nga spitali San Raffaele i Milanos ku ish-kryeministri italian është shtruar pas mesnatës së shkuar.

Gjendja e tij shëndetësore për momentin nuk është shqetësuese.

“E konsideroj një pacient në rrezik për shkak të patologjive të mëparshme që ai ka pasur në jetën e tij e shtrimi në spital është për një monitorim të kujdesshëm të gjendjes së tij siç ndodh në çdo pacient Covid. Është në gjendje normale e në normativën e kërkuar nga pandemia e me të gjitha aparaturat e rastit. Merr frymë vetë e parametrat na bëjnë të jemi optimist për orët e ditët e ardhshme”, thuhet në njoftim.

“Sot në moshë 84 vjeçare Silvio Berlsuconi konsiderohet një pacient i ndjeshëm ndaj rrezikut të virusit Covid 19. Në të shkuarën ai ka vuajtur nga patologji serioze e ka kryer disa operacione delikate në zemër”.

Të infektuar nga koronavirusi janë dhe disa anëtarë të familjes së tij, dy fëmijët Luigi e Barbara e partnerja e tij e re Marta.

Lideri i Forza Italia ndodhet në një zonë të izoluar të spitalit San Raffaele e zona e jashtme e kësaj strukture është e rrethuar prej disa orësh nga gazetarë e telekamera në pritje të informacioneve mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Gjatë orëve të fundit ndaj tij janë regjistruar disa episode jo të këndshme urrejtje në rrjetet sociale e që janë dënuar publikisht me një notë zyrtare nga lideri i Partisë Lidhja Matteo Salvini.

“E papranueshme dhe e turpshme të lexosh në rrjetet sociale njerëz që urojnë vdekjen e Silvio Berlusconit. Urrejtjes e zemërimit i përgjigjemi me buzëqeshje e i uroj Bersluconit shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar Matteo Salvini.

Mjeku personal tha se Silvio Bersluconi do të qëndroj disa ditë në spital.

Të ngjashme