Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq deklaroi sot se është e dëshpëruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, meqë “kam menduar se ka vizion tjetër për Ballkanin dhe për marrëdhëniet midis serbëve e shqiptarëve, ndërsa ai në fakt po mbledh pikë në çështje populiste”.
Siç i ka thënë Bernabiq televizionit Pink, Rama një gjë e thotë për raportet kur flet sy më sy, ndërsa tjetër gjë nëpër tubime dhe për “opinionin e vet”, transmeton Koha.net.