Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka zhvilluar takim me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe të cilin e ka falënderuar për dy qëndrime të tyre në raport me Kosovën.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë nga Tokio ku është duke qëndruar me rastin e kurorëzimit të perandorit Naruhito se raportet e Serbisë dhe Japonisë “janë më të mira se kurrë më parë” në planin ekonomik dhe politik.
Pas takimit me kryeministrin Shinzo Abe, Bërnabiq ka thënë se ata kanë distutuar mbi të gjitha për bashkëpunimin ekonomik dhe se në Serbi tashmë janë prezent “disa investitorë të rëndësishëm nga Japonia”, si dhe se krijon “interesim shtesë” nga investitorët japonezë në fushën e udhqimit dhe bujqësisë, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Bërnabiq ka njoftuar se kryeministrit japonez iu falënderua për qëndrimin e tyre në raport me Kosovën, marrë parasysh se Japonia, edhe pse e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, sipas saj “në dy raste ka qenë me Serbinë”.
“Në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në UNESCO dhe INTERPOL, ata janë përmbajtur nga votimi, andaj praktikisht janë në anën tonë”, u shpreh ajo.
Bërnabiq ka theksuar se kryeministri japonez ka lavdëruar reformat në Serbi dhe theksoi se Serbia është partneri më i rëndësishëm i Japonisë në Ballkanin Perëndimor.