Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mandatuar Ana Bërnabiqin në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë.
Vuçiq gjatë një konference për media në Beograd deklaroi se vendimin për mandatarin e ri të qeverisë ishte një vendim i ndërlikuar, transmeton Klankosova.tv.
Mes tjerash, Vuçiq bëri të ditur se Bërnabiq nuk do të jetë kryeministre për një mandat të plotë pasi paralajmëroi ndryshime në qeveri më 2024.