Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë në samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Londër se Prishtina duhet ta heqë taksën prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.
“Fatkeqësisht, ne kemi tarifa 100 përqind të vendosura nga Prishtina për mallrat nga Serbia qendrore dhe Bosnja dhe Hercegovina. Shpresoj që Albin Kurti do ta shqyrtojëë përsëri, sepse duhet të mendojmë se si të lehtësojmë tregtinë midis nesh dhe si të krijojmë një mjedis të favorshëm biznesi, tha ajo në panelin ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Tanjug.