Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nuk ka pritshmëri sa i përket dialogut me Kosovë që pritet të vazhdojë më 11 maj.
Ajo ka thënë se Serbia kërkon implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.
“Vetëm atëherë kur të implementohen ato për të cilat jemi pajtuar, ne mund të diskutojmë për gjëra të tjera”, ka thënë ajo për TV Pink.
Lidhur me këtë ajo ka thënë se Serbia është duke dashur vazhdimin e dialogut.