Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq thotë se nuk është optimiste se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës sot në Bruksel.
Bërnabiq potencoi se do të dëshironte të arrihet një ujdi, sepse Serbia ka nevojë për paqe dhe stabilitet për të vazhduar rritjen dhe zhvillimin e saj, por sipas saj, Kurti nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
“Unë nuk jam optimist në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, ata (opozita) po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, tha Bërnabiq në TV Pink.
Ajo theksoi se presidenti serb ka mjaft fokus dhe stabilitet emocional për t’i lënë të gjitha këto pas dhe për të mbrojtur sot në mënyrën më të mirë interesat e shtetit.