Kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiq, me rastin e vizitës së sotme të presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi vlerësoi se shtetarë të rëndësishëm dhe zyrtarë ndërkombëtarë kanë vizituar Serbinë vitet e fundit.
Ajo për Tv Pink deklaroi se, kjo gjë që tregon se sa vend i rëndësishëm është bërë Serbia.
“Gjëra të tilla nuk ndodhin as në vende shumë më të mëdha, më të forta ekonomikisht dhe kjo tregon se Serbia, me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe vizionin e tij për zhvillimin dhe përparimin e vendit, është bërë jo vetëm vendi më i rëndësishëm, jo vetëm në Ballkani Perëndimor, por edhe në Evropën Juglindore, si dhe një nga vendet më të rëndësishme në kontinentin evropian dhe më gjerë”, theksoi ajo.
Bërnabiq shtoi se “tani, për dallim nga më parë, vizitat e liderëve të rëndësishëm janë bërë një dukuri e përditshme për Serbinë.
Macron do të qëndrojë për vizitë dyditore në Serbi ku do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.|
Në një shkrim autorial para shkuarjes në Beograd, ai ka folur edhe për Kosovën.
Kryetari i Francës theksoi mes tjerash se personalisht do të mbetet i angazhuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e para së gjithash në krijimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe transmeton klankosova.tv .